"Kishte persona te tjerë në momentin e shpërthimit", gazetari jep detaje për ngjarjen në Durrës: Mund merrte përmasa edhe më tragjike

Gazetari Ervin Leka ka sjellë për A2CNN, detaje të reja mbi shpërthimin e bombolës së gazit në Durrës, ku një 25-vjeçar nga Bangladeshi humbi jetën si pasojë e asfiksisë, ndërsa një tjetër person ndodhet në spital. Ai ka theksuar se shkaku kryesor lidhet me rrjedhjen e gazit gjatë natës dhe kushtet jo të mira teknike në ambientin ku punonjësit jetonin.
"Ka humbur jetën një prej këtyre personave, në fakt me origjinë nga Bangladeshi, 25-vjeçar, i cili ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë, pra jo nga zjarri, por për shkak të tymit dhe materialeve lehtësisht të djegshme, si rezina dhe materiale të tjera që kanë qenë në kuzhinë dhe në këtë kapanon që përdorej për ndërtimin e anijeve apo varkave. Dy punonjës që kanë qenë aty, në vendin ku qëndronin pas punës, pasi sot ishte ditë pushimi, e diel, kishin një vend të caktuar ku jetonin dhe kryenin aktivitetin e tyre jashtë punës. Ka pasur edhe persona të tjerë, pra jo vetëm dy të lënduar, ku njëri fatkeqësisht ndërroi jetë dhe tjetri po merr ndihmë mjekësore, por edhe rreth pesë apo gjashtë persona të tjerë që kanë qenë shumë pranë tyre, por fatmirësisht kanë mundur të dalin."- tha gazetari Ervin Leka.
Leka gjithashtu thekson nënvizon se rrjedhja e tubit të gazit dhe ndërtimi jo i sigurt i kuzhinës janë dyshimet kryesore të hetimeve paraprake. Kjo tregon një problem më të gjerë, mungesën e standardeve të sigurisë në vendet e punës ku punojnë emigrantë dhe punëtorë të huaj. Ngjarja nxjerr në pah nevojën për kontrolle më të rrepta teknike dhe për mbrojtjen e jetës së punëtorëve, sidomos në sektorë të rrezikshëm si ndërtimi i anijeve.
"Ka dyshime se ka pasur kushte jo të mira teknike për sa i përket kuzhinës dhe pjesës së gazit që ka qenë brenda. Dyshohet për rrjedhje të tubit të gazit, çka ka sjellë mbushjen e dhomës me gaz dhe më pas shkëndijën kur ata kanë tentuar të gatuajnë. Sipas hetimeve paraprake, ata kanë nisur gatimin rreth orës 7:40 ose pak më herët, për të nisur ditën e sotme, dhe fatkeqësisht ndodhi shpërthimi, pasi dhoma dyshohet se ishte e mbushur me gaz nga rrjedhja e ndodhur gjatë natës. Kur ata janë zgjuar, ka pasur shkëndijën dhe marrjen flakë të dhomës."- tha gazetari Ervin Leka
Po ndodh...
Si i "mashtroi" Lulzim Basha demokratët për Sali Berishën!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128