Greqi/ Këpucët me kokainë zbulojnë grupin e drogës, sekuestrohen 10.5 kg heroinë dhe miliona euro

24 Maj 2026, 14:37 / BOTA ALFA PRESS

Greqi/ Këpucët me kokainë zbulojnë grupin e drogës,

Një palë këpucë me kokainë të fshehur brenda tyre çuan policinë greke drejt zbulimit të një grupi droge që vepronte në zonën e Athinës dhe drejtohej nga një i burgosur.

Operacioni nisi të premten pas një informacioni të marrë nga autoritetet, ndërsa policia arrestoi fillimisht një 71-vjeçar në një stacion autobusësh në Athinë, teksa po dërgonte një pako me këpucë ku ishin fshehur 20 gramë kokainë.

Hetimet zbuluan se droga ishte siguruar nga një 58-vjeçar, i cili dyshohet se vepronte për llogari të një personi tjetër që ndodhet në burg në Greqi. Gjatë operacionit, policia arrestoi edhe një grua 52-vjeçare, e dyshuar për ndihmë në ruajtjen dhe përzierjen e drogës.

Autoritetet sekuestruan 10.5 kilogramë heroinë, 2.2 kilogramë kokainë, si edhe sasi më të vogla marijuane dhe ekstazie.

Po ashtu u gjetën shuma të mëdha parash në valuta të ndryshme, përfshirë kartmonedha tajlandeze, koreane, kineze, argjentinase, nga Sri Lanka dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sipas policisë greke, vlera totale e drogës dhe parave të sekuestruara arrin në rreth 340 mijë euro.

Po ndodh...