Kaos në partinë opozitare turke, policia futet në seli

Tensione të forta dhe skena kaotike u regjistruan në selinë qendrore të Partisë Republikane Popullore (CHP) në Ankara, pas vendimit të Departamentit të 36-të Politik të Gjykatës së Apelit që rrëzoi nga posti kryetarin Özgür Özel. Situata degjeneroi në përplasje mes mbështetësve të Özel dhe përkrahësve të ish-liderit Kemal Kilicdaroğlu, ndërsa hyrjet e godinës u bllokuan dhe në drejtim të turmës u hodhën sende të forta dhe shishe me ujë. Në ambientet jashtë selisë ndodhej edhe avokati i Kilicdaroglu-t, Celal Çelik, së bashku me një grup mbështetësish që kërkonin të hynin në ndërtesë, por pretenduan se nuk u lejuan nga sigurimi i partisë.
Pas përshkallëzimit të tensioneve, forcat e policisë ndërhynë në selinë e CHP-së duke kapërcyer barrikadat e vendosura nga siguria e ndërtesës. Gjatë operacionit policor u raportua edhe përdorimi i sprejit me piper për shpërndarjen e turmës.
Ndërhyrja erdhi pasi avokati i Kemal Kilicdaroglu-t i dërgoi autoriteteve një kërkesë zyrtare për evakuimin e ndërtesës, duke argumentuar se vendimi i gjykatës duhej zbatuar menjëherë. Në një deklaratë publike, Kilicdaroglu u bëri thirrje të gjitha strukturave të CHP-së, forcave të sigurisë dhe institucioneve shtetërore që të respektojnë vendimin e gjykatës dhe të shmangin veprime që bien ndesh me disiplinën partiake, duke paralajmëruar masa ndaj kujtdo që nuk i bindet urdhrave.
Nga ana tjetër, Özgür Özel refuzoi të largohej nga selia dhe përmes një videoje në rrjetet sociale e cilësoi situatën si “sulm ndaj trashëgimisë së Ataturkut dhe ndaj CHP-së”. Ai deklaroi se policia kishte ardhur për të “pushtuar ndërtesën”, ndërsa shtoi se mbështetësit e tij nuk do të përdornin dhunë ndaj forcave të rendit. Në zhvillimet dramatike reagoi edhe kryebashkiaku i burgosur i Stambollit, Ekrem Imamoglu, i cili përmes një postimi kërkoi mobilizim politik kundër atyre që, sipas tij, “janë të lidhur pas karriges dhe pushtetit”. Përplasja e brendshme në CHP po konsiderohet si një nga krizat më të rënda politike që ka përfshirë opozitën turke në vitet e fundit.
Po ndodh...
Si i "mashtroi" Lulzim Basha demokratët për Sali Berishën!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128