“Kishte probleme, po trajtohej me psikolog”/ Masakra në shkollën në Turqi, babai i autorit: Luante lojëra online me armë! E kisha çuar edhe në poligon, por…
Është bërë publike dëshmia e babait të 14-vjeccarit i cili kreu masakrën në një shkollë në Kahramanmaraş, Turqi.
Uyyur Mersinli, babai i Isa Aras Mersinli, deklaroi se djali i tij po përjetonte probleme psikologjike dhe po merrte mbështetje profesionale, ndërsa vizita e fundit te një psikolog specialist kishte ndodhur rreth tre javë para ngjarjes. Sipas tij, gjendja e të miturit ishte përkeqësuar kohët e fundit dhe trajtimi nuk kishte ecur mirë.
Ai pranoi se armët e përdorura në sulm ishin të tijat dhe të regjistruara ligjërisht. Sipas deklaratës, ai zotëronte shtatë armë, të cilat mbaheshin në një kuti të kyçur, së bashku me karikatorët.
“Kutia ishte gjithmonë e kyçur dhe djali im nuk e dinte se ku ishte çelësi. Sinqerisht nuk e di se si u hap dhe si mori pesë prej tyre”, u shpreh ai, duke shtuar se armët ndodheshin në dhomën e gjumit.
Sipas informacioneve paraprake, i riu kohët e fundit kishte luajtur lojëra online me armë dhe kishte shprehur interes të madh për to. Ai u kishte thënë miqve se i pëlqenin armët, ndërsa babai e kishte çuar edhe në një poligon qitjeje.
Po ashtu, dyshohet se ai u kishte dërguar miqve një foto ku shfaqej me një pistoletë, duke pretenduar se ishte shumë i aftë në përdorimin e armëve.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
Leksioni hungarez dhe 4 mesazhe për estabilishmentin politik në Shqipëri
Viktor Orbani diktator?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128