Konflikti në Lindjen e Mesme/ Trump: Irani nuk mund të ketë armë bërthamore dhe është dakord të mos i blejë ato

23 Qershor 2026, 23:40 / BOTA ALFA PRESS

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Trump: Irani nuk mund të ketë

SHBA- Presidenti Donald Trump tha se, Irani nuk mund të sigurojë një armë bërthamore, duke shtuar se SHBA-të po i lënë ata pa asnjë aftësi bërthamore dhe ata kanë rënë dakord për këtë.

Duke folur në një aktivitet në Pensilvani, presidenti amerikan u mburr se mund të fluturojë mbi Teheranin kurdo dhe askush nuk mund të bëjë asgjë dhe se Irani nuk ka aftësi raketore.

Ai madje iu referua udhëtimit të tij të fundit në Kinë dhe asaj që homologu i tij kinez, Xi Jinping, i tha. Përshkrimi i tij është vërtet i gjallë, "Kur shkova në Kinë dy javë më parë, u takova me Xi. E përshëndetëm. Ai më shikoi dhe tha: ' O Zot, lëviz shpejt '".

Por ai la të kuptohej se dëshiron të kandidojë përsëri në zgjedhjet e vitit 2028 , megjithëse sigurisht Kushtetuta nuk e lejon. "Ndoshta duhet të kandidojmë përsëri. Të kandidojmë përsëri? Do të doja ta bëja këtë", i tha ai turmës që e dëgjonte.

Po ndodh...