Macron dhe Lukashenko telefonatë pas vitesh të tëra “heshtje”

Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko dhe presidenti francez Emmanuel Macron kanë zhvilluar një telefonatë për herë të parë pas disa vitesh, në një zhvillim që ka tërhequr vëmendje të gjerë në diplomacinë evropiane.
Sipas njoftimit të autoriteteve në Minsk, telefonata dyshohet se është iniciuar nga pala franceze, megjithëse Parisi nuk ka dhënë ende një konfirmim zyrtar mbi këtë pretendim. Në deklaratat e grupit të shtypit të Lukashenkos thuhet se biseda është fokusuar në çështje rajonale, si dhe në marrëdhëniet mes Bjellorusisë, Bashkimit Evropian dhe Francës.
Lukashenko, i cili prej vitesh është izoluar diplomatikisht nga një pjesë e madhe e Perëndimit pas zhvillimeve të vitit 2020 në Bjellorusi, ka mbajtur kontakte të kufizuara me liderët evropianë. Nga ana tjetër, Macron kishte shmangur kontaktet e drejtpërdrejta me Minskun për një periudhë të gjatë.
Rifillimi i komunikimit vjen në një moment tensionesh të larta në rajon, ndërsa Ukraina ka shprehur shqetësime se Bjellorusia mund të përfshihet më drejtpërdrejt në konfliktin me Rusinë. Vladimir Putin
Analistët e shohin këtë telefonatë ose si një përpjekje të mundshme për të rihapur kanale diplomatike të bllokuara prej kohësh, ose si një lëvizje strategjike për të testuar rolin e Minskut në raportet mes Moskës dhe Perëndimit.
Po ndodh...
Si i "mashtroi" Lulzim Basha demokratët për Sali Berishën!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128