
Pakistani paralajmëron Indinë për kundërpërgjigje pas kërcënimit të Modi për sulme të mëtejshme

Pakistani paralajmëroi sot Indinë se do të kundërpërgjigjej – pasi kryeministri Narendra Modi kërcënoi se do të niste sulme të tjera përtej kufirit nëse terroristët sulmonin vendin e tij.
“Çdo agresion i ardhshëm do të përballet gjithashtu me vendosmëri të plotë”, tha Ministria e Jashtme e Pakistanit në Islamabad, duke e quajtur deklaratën e Modi të henën si “provokuese dhe nxitëse”.
Modi tha se Nju Delhi do të shënjestronte sërish “strehimet terroriste” përtej kufirit nëse do të kishte sulme të reja ndaj Indisë.
Pakistani reagoi menjëherë pas deklaratës publike të kryeministrit indian.
Konflikti mes dy vendeve rivale të armatosura me armë bërthamore u shkaktua nga një sulm militant, muajin e kaluar në pjesën e kufirit indian në rajonin e diskutueshëm të Kashmirit – që shkaktoi vdekjen e 26 turistëve.
Nju Delhi fajësoi grupet xhihadiste islamike me qendër në Pakistan për sulmin dhe tha se sulmet ajrore më 7 maj synonin strehimet e terroristëve.
Islamabadi e hodhi poshtë akuzën dhe tha se civilët ishin vrarë në sulmet indiane me raketa.
Deklarata e Modi erdhi ndërsa një armëpushim i ndërmjetësuar nga presidenti i SHBA-së Donald Trump të shtunën vazhdoi të respektohej midis fqinjëve të Azisë Jugore, të cilët kanë zhvilluar tre luftëra për Kashmirin.
“Shpresojmë që India t’i japë përparësi stabilitetit rajonal dhe mirëqenies së qytetarëve të saj mbi shovinizmin e ngushtë dhe të motivuar politikisht”, sipas deklaratës së ministrisë.

E vërteta dhemb, hapini sytë!
ide

Pasqyra u ngrit. Por shumëkush nuk deshi të shihte

11 maji, referendumi për fundin e berishizmit

Zoti Berisha, mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128