Pas armëpushimit 10-ditor, paralajmëron Hezbollah: Prania e trupave izraelite brenda Libanit, na jep të drejtën të rezistojmë

Grupi Hezbollah ka deklaruar se prania e trupave izraelite brenda Libanit i jep vendit dhe popullit të tij “të drejtën për të rezistuar”.
Këto deklarata të grupit Hezbollah, vijnë par një dakordësimi për një armëpushim 10-ditor në Izrael dhe Liban. Vendim ky që pritet të hyjë në fuqi pas disa orësh.
Gjithashtu grupi terrorist i mbështetur nga Irani, deklaron se çdo armëpushim nuk duhet t’i lejojë Izraelit lirinë e lëvizjes brenda Libanit.
Më herët kryeministri i Libanit, Nawaf Salam në një reagim në mediat sociale tha se marrëveshja ishte “qëllimi kryesor” i Libanit në bisedimet midis ambasadorëve izraelitë dhe libanezë në Uashington.
Ai gjithashtu shtoi se kishte “shpresë të plotë” që armëpushimi do të thoshte që civilët e zhvendosur në Liban që mendohet të jenë rreth 1.2 milion në numër, të mund të ktheheshin në shtëpitë e tyre sa më shpejt të ishte e mundur.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
Peshorja amerikane!
Leksioni hungarez dhe 4 mesazhe për estabilishmentin politik në Shqipëri
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128