Rusia sulme masive me raketa balistike, mes tyre dhe rezidenca e ambasadorit shqiptar, 1 i vdekur, mbi 40 të plagosur

24 Maj 2026, 08:25 / BOTA ALFA PRESS

Rusia sulme masive me raketa balistike, mes tyre dhe rezidenca e ambasadorit

Shpërthime të forta tronditën në orët e para të mëngjesit Kiev, pas një sulmi të gjerë me raketa balistike nga forcat ruse, ndërsa autoritetet ukrainase shpallën alarm ajror në të gjithë vendin. Nga sulmi u godit dhe rezidenca e ambasadorit shqiptar, lajm që u konfirmua dhe nga ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha. Nga sulmi flitet për 1 të vdekur dhe mbi40 të plagosur.

Guvernatori ushtarak i Kievit, Timur Tkachenko, deklaroi përmes Telegramit se kryeqyteti ndodhet “nën një sulm masiv me raketa balistike”, duke paralajmëruar se lëshime të tjera mund të ndodhin. “Kryeqyteti është nën një sulm masiv me raketa balistike. Qëndroni në strehimore!”, shkroi ai. Sipas informacioneve paraprake, të paktën katër zona të qytetit janë goditur, ndërsa tre persona kanë mbetur të plagosur.

Gazetarët e agjencisë AFP raportuan se dhjetëra banorë u strehuan në stacionet e metrosë në qendër të qytetit për t’i shpëtuar bombardimeve. Autoritetet ukrainase shpallën gjendje gatishmërie në të gjithë Ukraina, ndërsa presidenti Volodymyr Zelensky paralajmëroi më herët për mundësinë e një sulmi rus me rreze të gjatë veprimi.

Sipas tij, ekziston rreziku që Rusia të përdorë raketën hipersonike me rreze të mesme veprimi “Aresnik”, një armë relativisht e re që thuhet se është zhvilluar në Bjellorusia vitin e kaluar. Sipas burimeve ukrainase, raketa “Aresnik” është përdorur dy herë që nga nisja e pushtimit rus në shkurt të vitit 2022. Sulmi i parë u regjistrua në nëntor 2024 kundër një fabrike ushtarake, ndërsa i dyti në janar 2026 kundër një fabrike avionësh në perëndim të Ukrainës, pranë kufirit me vendet e NATO.

Ndërkohë, presidenti rus Vladimir Putin ka paralajmëruar hakmarrje pas sulmit me dronë ukrainas ndaj ndërtesave shkollore në Starabilsk, zonë që kontrollohet aktualisht nga forcat ruse. Sipas Moskës, nga sulmi humbën jetën 18 persona dhe mbi 40 të tjerë mbetën të plagosur. Nga ana tjetër, Kievi mohoi të ketë goditur objektiva civile, duke deklaruar se në shënjestër ishte një njësi ruse e kontrollit të dronëve.

Po ndodh...