Tronditet Italia! Gruaja hidhet nga dritarja me tre fëmijët, vetëm njëri shpëton

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Itali, ku një grua 46-vjeçare është hedhur me tre fëmijët e saj nga dritarja e apartamentit në katin e tretë ku banonte. Tragjedia ndodhi në Catanzaro, në Via Zanotti Bianco.
Nëna dhe dy djemtë e vegjël, 4 vjeç dhe 4 muajsh vdiqën menjëherë, ndërsa vajza 5 vjeçare ndodhet në gjendje kritike në kujdes intensiv në spital.
Shkaku i kësaj ngjarjeje të rëndë nuk dihet ende, por sipas raportimeve të mediave, gruaja vuante nga probleme të lehta të shëndetit mendor. Fqinjët e përshkruajnë atë si një person të qetë, të rezervuar dhe shumë fetar.
Burri ishte gjithashtu në shtëpi kur ndodhi ngjarja dhe me sa duket u zgjua duke dëgjuar zhurma. Duke kuptuar se çfarë kishte ndodhur, ai doli në rrugë dhe u përpoq t’i shpëtonte fëmijët para se të mbërrinte urgjenca.
Happening now...
ideas
Silence as a policy and fear as a system
Is Spiropali a "Magyar", facing the autocrat Rama?!
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
