“Luçiano Boçi në spital me djegie”, Berisha: Sokol Bizhga përdori granatat e zhurmës

17 Prill 2026, 22:34 / POLITIKË ALFA PRESS
“Luçiano Boçi në spital me djegie”,

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi drejtuesit e policisë që kanë sulmuar zyrtarët më të lartë të PD gjatë protestës.

“Luçiano Boçi është në spital me djegie. Gazetari Aulon Kalaja, i goditur personalisht, dhe hakmarrje për qëndrimet e tij ndaj regjimit”, tha Berisha nga selia e PD, në fjalën përmbyllëse. “Drejtues dhe zyrtarë të PD janë të plagosur”.

Ai akuzoi zv.drejtorin e Policisë, Sokol Bizhga, se ka përdorur kundër protestuesve granatat e zhurmës që, sipas tij, kanë plagosur disa prej tyre.

“Kanë hedhur shishe molotov dhe kanë plagosur edhe protestues, edhe policë. Sepse iu duheshin si dëshmitarë të gjoja akteve të protestuesve. Dënoj me forcën më të madhe dhe ju siguroj që forcë në botë që të mposhtë kryengritjen tonë paqësore nuk ka”, tha Berisha.

Po ndodh...