Celibashi: Procesi i numërimit po zhvillohet normalisht, rezultatet përfundimtare priten brenda javës

13 Maj 2025, 23:10 / POLITIKË ALFA PRESS

Celibashi: Procesi i numërimit po zhvillohet normalisht, rezultatet

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka mbajtur një konferencë për mediat nga ambientet e Parkut Olimpik të Tiranës, ku vazhdon procesi i numërimit të votave të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Celibashi theksoi se puna në qendrat e numërimit zhvillohet në një ambient me presion të lartë dhe stres të konsiderueshëm, për shkak të pranishmërisë së kandidatëve, vëzhguesve, përfaqësuesve të forcave politike, etj.

“Është një punë që zhvillohet në stres, në prani të kandidatëve politikë, vëzhguesve dhe mediave,” deklaroi Celibashi. “Megjithatë, procesi është duke shkuar normalisht.”

Ai konfirmoi gjithashtu se brenda fundit të kësaj jave priten të përfundojnë edhe rezultatet e votimit nga jashtë shtetit, të cilat do t’i bashkohen rezultatit përfundimtar të brendshëm.

“Deri në fund të javës do të kemi dhe rezultatet e votimit nga jashtë, që do t’i bashkëngjiten rezultatit brenda vendit,” tha ai.

 

ide