FOTO-LAJM/ Protesta e PD: Më shumë Range Rover se protestues

17 Prill 2026, 19:35 / POLITIKË ALFA PRESS

FOTO-LAJM/ Protesta e PD: Më shumë Range Rover se protestues

Ka kaluar mbi 20 minuta nga orari i shpallur i protestës së PD-s para kryeministisë, e deri tani nuk ka nisur dalja e protestuesve në bulevard.

Ndërkaq, në selinë e PD-s mbledhur më shumë makina luksoze sesa militantë të strukturave të PD-së. Makinat duket u përkasin drejtuesve dhe VIP-ave të udhëheqjes.

Në bulevardin para Kryeministrisë, pritet të nisë protesta e radhës e Partisë Demokratike. Sali Berisha ndodhet ende në seli dhe do tu bashkohet militantëve në shesh.

Në protestë nuk pritet ndonjë risi, veçse rikthimi i fjalimeve. Një vendim ky i marrë si duket nga kreu i PD, pas dështimit të protestave me tur xhirosh nëpër kryeqytet. Pas disa tubimeve me shëtitje, të cilat nuk prodhuan asgjë veçse kaos dhe bllokimin e rrugëve, Partia Demokratike ka vendosur të rikthejë podiumin e fjalimeve përballë kryeministrisë.

Policia e Tiranës ka marrë masat për garantimin e sigurisë përgjatë 3 orëve për të cilat PD ka njoftuar se do ta zhvillojë tubimin. Blutë e Tiranës janë kujdesur të bëjnë një thirrje të veçantë drejtuar organizatorëve të protestës, të cilëve u kanë kërkuar që të distancohen nga aktet që cenojnë rendin dhe sigurinë. Në terren janë angazhuar 1500 efektivë, po ashtu edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita.

Po ndodh...