“Partia po shkon drejt humnerës”, Salianji nga Kukësi: Edhe drejtues brenda PD e pranojnë dhe thonë ‘Me Berishën nuk vijmë dot në pushtet’

Nga Kukësi, ish-deputeti Ervin Salianji deklaroi se PD po shkon drejt një humnere dhe në këtë situatë nuk fiton dot zgjedhjet.
Ai tha se edhe brenda PD e mendojnë se me Berishën nuk mund të vihet në pushtet.
“PD po shkon drejt një humnere që nëse nuk veprojmë, do ta tregojnë zgjedhjet e ardhshme. Pas kuintave edhe ata të PD brenda, thonë se me Sali Berishën nuk vijmë dot në pushtet. E thonë dhe ata që janë drejtues. Por nuk kanë minimumin e përgjegjësisë, se kjo gjë duhet thënë që mos të turpërohet më Berisha por dhe demokratë.
U dha se do të bashkojnë partinë, u tha se do të hiqen non-grata, por zvarritje dhe gënjeshtra. U tha se do të ndihmoheshin çiftet e reja, por asgjë s’u bë. Programi i prezantuar ishte steril, i plakur dhe pa vizion.”, tha ai.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128