
Përfundon numërimi i votave brenda vendit, nis përllogaritja e atyre nga jashtë! Ja sa fletë kanë rezultuar të…

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar përfundimin e procesit të numërimit dhe vlerësimit të votave për zgjedhësit brenda territorit të Shqipërisë, në përputhje me afatet e përcaktuara në Kodin Zgjedhor.
Sipas të dhënave paraprake të publikuara nga KQZ, numri total i zgjedhësve në listë ka qenë 3.467.962, ndërsa kanë votuar 1.458.251 persona, duke e çuar pjesëmarrjen në 42.21%. Nga këto, 1.402.820 vota janë konsideruar të vlefshme, ndërsa 55.334 janë shpallur të pavlefshme.
KQZ njofton se procesi për votat nga jashtë vendit është ende në zhvillim, ndersa deri më tani janë numëruar dhe vlerësuar 75.414 fletë votimi nga gjithsej 194.889, që përbën rreth 39% të totalit të votave të ardhura nga emigrantët.
KQZ bën të ditur se numërimi ka përfunduar plotësisht vetëm për qarkun Kukës.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka përfunduar procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave për votimin brenda territorit të Shqipërisë, në përputhje me afatet e parashikuara në Kodin Zgjedhor.
Procesi ka përfshirë të gjitha subjektet zgjedhore, partitë politike dhe koalicionet në 12 qarqet e vendit.
Sipas të dhënave paraprake të KQZ-së:
Procesi i votave nga jashtë vendit vijon
Në vijim të përpunimit të rezultateve, KQZ njofton se procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave të zgjedhësve nga jashtë vendit është ende në vijim. Deri më tani janë numëruar dhe vlerësuar 75.414 fletë votimi nga gjithsej 194.889, që përbën rreth 39% të totalit të votave nga jashtë.
Procesi i numërimit për votat nga jashtë ka përfunduar për qarkun Kukës.
Përparon edhe vlerësimi i votave parapëlqyese në listën e hapur
Ndërkohë, ka përfunduar numërimi dhe vlerësimi i votave për kandidatët me votim preferencial (të listës së hapur) në disa qarqe dhe zona të administrimit zgjedhor:
Në total, procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave për kandidatët ka filluar në 24 KZAZ.
Pritet nisja në 7 KZAZ të tjera
Procesi ende nuk ka nisur në 7 zona të administrimit zgjedhor:
KQZ është duke monitoruar nga afër vijimin e procesit, i cili pritet të përmbyllet në përputhje me standardet e përcaktuara për integritetin zgjedhor.

E vërteta dhemb, hapini sytë!
ide

Pasqyra u ngrit. Por shumëkush nuk deshi të shihte

11 maji, referendumi për fundin e berishizmit

Zoti Berisha, mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128