Zelensky uron Edi Ramën për fitoren në zgjedhje

13 Maj 2025, 22:21 / POLITIKË ALFA PRESS

Zelensky uron Edi Ramën për fitoren në zgjedhje

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet e 11 majit.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘X’, Zelensky shkruan se fitorja e Ramës në zgjedhje ishte bindëse.

Ai po ashtu ka vlerësuar qëndrimin e kryeministrit Edi Rama për luftën në Ukrainë dhe pret forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve, shkruan A2 CNN.

“Urime për Edi Ramën dhe Partisë Socialiste për fitoren bindëse në zgjedhje. Ju uroj suksese në shërbimin ndaj popullit shqiptar. Ne e vlerësojmë qëndrimin tuaj të qartë dhe të palëkundur mbi nevojën për paqe të qëndrueshme për Ukrainën, e cila mund të arrihet nëpërmjet një armëpushimi të plotë dhe pa kushte. Pres me padurim forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore midis vendeve tona në të mirë të të dy kombeve tona”, ka shkruar Zelensky.

 

ide