Sardele krokante në furrë pa skuqje

23 Qershor 2026, 09:53 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Sardele krokante në furrë pa skuqje

Përbërësit:

1 kg sardele të pastruara
200 gr miell misri
50 gr miell gruri
Kripë, piper i zi
Piper i kuq i ëmbël ose djegës
2–3 lugë gjelle vaj ulliri
1 limon për servirje

Përgatitja:

Ngrohni furrën në 200°C. Në një tas të madh përzieni miellin e misrit, miellin e grurit, kripën, piperin e zi dhe piperin e kuq. Shtoni sardelet pak nga pak dhe përziejini mirë që të mbulohen nga mielli me erëza. Shtroni një tavë me letër furre dhe vendosni sardelet në një shtresë të vetme. Spërkatini sipër me vaj ulliri dhe piqini për 20–25 minuta, derisa të marrin ngjyrë të artë dhe të bëhen krokante. Shërbejini të ngrohta me lëng limoni të freskët.

Receta nga zonja Albana

Po ndodh...