Dasma e vitit në showbiz? Bora dhe Donaldi gati të kurorëzojnë dashurinë

25 Maj 2026, 00:04 / SHOWBIZ ALFA PRESS
Dasma e vitit në showbiz? Bora dhe Donaldi gati të

Flitet prej muajsh në çdo portal dhe aludimet kanë qenë të shumta, por duket se më në fund po merr formë një nga dasmat më të shumëpritura të showbiz-it shqiptar. Bëhet fjalë për çiftin shumë të komentuar, Bora Zemani dhe Donald Veshaj, të cilët sipas burimeve pranë tyre po përgatiten të kurorëzojnë dashurinë në një ceremoni që pritet të tërheqë vëmendjen e të gjithëve.

Burime të afërta me çiftin, të cituara nga Prive By Liberta Spahiu, bëjnë me dije se muaji korrik është piketuar si periudha kur Bora dhe Donaldi do t’i japin fund pritjes dhe do të thonë “po” në një dasmë që pritet të jetë ndër eventet më të përfolura të kësaj vere.

Edhe pse prej kohësh Bora Zemani ka zgjedhur t’i minimizojë zërat rreth martesës, duke i konsideruar shpesh si thashetheme sezonale, duket se kësaj here situata është më serioze se kurrë. Vetë Donaldi ka lënë të kuptohet qartë se planet për martesën nuk janë më thjesht ide, por një projekt konkret për këtë verë.

Në një intervistë të sinqertë në emisionin “Më lër të flas”, përballë vëllait të tij Romeo Veshaj, Donaldi foli hapur për planet që ai dhe Bora po ndërtojnë jo vetëm për ceremoninë e dasmës, por edhe për zgjerimin e familjes. Ai tregoi se aktualisht ndodhen në fazën e diskutimeve dhe organizimit të detajeve, duke ndarë edhe momente humori për debatet mes tyre lidhur me listën e të ftuarve dhe mënyrën si po e konceptojnë ceremoninë.

Sipas raportimeve, dasma pritet të zhvillohet në jug të Shqipërisë, buzë detit, në një ambient romantik dhe privat, larg zhurmës së kryeqytetit. Në këtë ceremoni mendohet të marrin pjesë familjarët, miqtë më të afërt dhe emra të njohur të ekranit, duke e kthyer eventin në një nga momentet më të rëndësishme të showbiz-it shqiptar këtë vit.

Po ndodh...

ide