Shqipëria me grupin "Shkodra Elektronik" me këngën "Zjerm", ka kaluar Shqipërinë pas 13 viteve në finalen e Eurovision

13 Maj 2025, 23:23 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Shqipëria me grupin "Shkodra Elektronik" me këngën

Pas 13 vitesh, Shqipëria do të marrë pjesë në finalen e Eurovision me këngën ''Zjerm'', kënduar nga Shkodra Elektronik''. 

“Zjerm” ishte një shpërthim ndjenjash, ritmi dhe performance energjike duke ndezur skenën e Eurovision 2025 në Bazel të Zvicrës. Shqipëria shkëlqeu me një performancë që ngjalli emocione të forta.

“Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm” solli në skenë një përzierje të elementëve modernë dhe traditës, të shoqëruar me një energji shpërthyese, simbole kombëtare, ku Beatriçe Gjergji u ngjit si një Rozafë moderne mes sallës së madhe të muzikës europiane duke bërë që publiku të ngrihet në këmbë.

Me një stil unik, kënga “Zjerm” është cilësuar edhe si një simbolikë për mirëkuptim ndërkulturor të një bote në paqe dhe harmoni. Të gjithë shqiptarët jashtë vendit duket kanë votuar masivisht mbrëmjen e sotme, duke e çuar Shqipërinë në finalen e madhe që do të zhvillohet në 17 maj.

 

 

ide