
Sugjerimi i Toni Kroos për Real Madrid: Transferoni këtë lojtar të Milanit

Edhe pse Toni Kroos nuk është më pjesë e skuadrës së Real Madridit, zëri i tij ende ka peshë të konsiderueshme në korridoret e “Santiago Bernabeut”.
Mesfushori gjerman i tërhequr nga fusha e futbollit, por mbetet i vëmendshëm ndaj lajmevepër “Los Blancos” dhe nuk ka hezituar të ndajë pikëpamjet e tij se si duhet të përforcohet skuadra pas një sezoni zhgënjyes. Kroos ka propozuar një emër që ai beson se është ideal për skemën e Real Madridit: Tijjani Reijnders.
Për Kroos, Rijnders ka një profil të plotë mesfushori, i aftë të ndikojë në të gjitha fazat e lojës. Edhe pse Reali ka nevojë për disa pozicione për t’u forcuar, Kroos është i qartë: nëse ka një mundësi për të transferuar Reijnders, ajo nuk duhet humbur.
Sipas raportimeve të mediave spanjolle, thuhet se Toni Kroos ia komunikuar këtë rekomandim të tij personalisht Florentino Perez, në bisedat që kanë pasur së fundmi mes tyre, pasi të dy janë shumë të lidhur mes ty dhe gëzojnë respekt reciprok.
Nga ana tjetër, Milan e vlerëson shumë mesfushorin holandez dhe nuk do të heq dorë lhetë prej tij. Kuqezinjtë e vlerësojnë Reijnders të paktën 80 milionë euro, shifër që justifikon formën e treguar nga holandezi këtë sezon.

E vërteta dhemb, hapini sytë!
ide

Pasqyra u ngrit. Por shumëkush nuk deshi të shihte

11 maji, referendumi për fundin e berishizmit

Zoti Berisha, mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128