15-vjeçari i mbytur në pishinë, reagon policia e Gjirokastrës: Dyshohet se pësoi infarkt

10 Qershor 2026, 11:02 / AKTUALITET ALFA PRESS

15-vjeçari i mbytur në pishinë, reagon policia e

Policia e Gjirokastrës ka reaguar sa i përket rastit ku një 15-vjeçar është gjetur i mbytur në një pishinë.

Sipas policisë, adoleshenti ka pësuar infarkt teksa po notonte brenda në pishinë.

Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 10:00, në fshatin Mashkullorë, në një kompleks pushimi, një 15-vjeçar dyshohet se ka pësuar infarkt duke u larë në pishinë dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

 

Po ndodh...

ide