500 euro për person për të kaluar kufirin, arrestohet 29-vjeçari në Shkodër

21 Dhjetor 2025, 14:21 / AKTUALITET ALFA PRESS

500 euro për person për të kaluar kufirin, arrestohet

Një 29-vjeçar është arrestuar në qarkun e Shkodrës, pasi dyshohet se ndihmonte emigrantë të paligjshëm për kalimin e kufirit, kundrejt pagesës prej 500 eurosh për person.

Sipas njoftimit të Policia e Shtetit, personi me iniciale O. Ç., banues në Fushë-Krujë, u kap në fshatin Vukpalaj, duke transportuar tre emigrantë nga Sudani, të cilët synonin të kalonin kufirin me Mali i Zi.

Nga hetimet paraprake dyshohet se 29-vjeçari ishte i përfshirë në transportimin e emigrantëve nga vendet e treta, të cilët hynin ilegalisht në Shqipëri dhe më pas dërgoheshin drejt kufirit verior kundrejt pagesës.

“Vihet në pranga një 29-vjeçar që ndihmonte emigrantë nga Vendet e Treta, kundrejt pagesës prej 500 eurosh, për të kaluar kufijtë në mënyrë të paligjshme. 29-vjeçari u kap në flagrancë, në fshatin Vukpalaj, duke transportuar me automjet 3 emigrantë (nga Sudani), të cilët synonin të kalonin kufirin me Malin e Zi.

Gjithashtu, ky shtetas ishte i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 7, Tiranë, për veprën penale “Largim nga vendi i vuajtjes së dënimit”, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për këtë vepër penale.”, njofton policia.

Po ndodh...

ide