Aksident në aksin Cërrik–Belsh, e moshuara përfundon në spital

21 Dhjetor 2025, 15:07 / AKTUALITET ALFA PRESS

Aksident në aksin Cërrik–Belsh, e moshuara përfundon

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të diel rreth orës 14:05 në aksin Cërrik – Belsh, ku një automjet ka përplasur një grua të moshuar që po kalonte rrugën në vijat e bardha.

Sipas të dhënave paraprake, automjeti drejtohej nga një grua dhe dyshohet se drejtuesja e mjetit nuk ka qenë e vëmendshme në momentin e aksidentit. Si pasojë e përplasjes, e moshuara ka pësuar dëmtime të rënda dhe ka humbur ndjenjat.

E dëmtuara është transportuar drejt spitalit për ndihmë mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Po ndodh...

ide