Paralajmërimet për përshkallëzim/ Blindohet kryeministria, për protestën e nesërme kombëtare të Berishës
Ndërtesa e kryeministrisë është blinduar që prej pasdites së sotme me veshje metalike, parapërgatitje këto për protestën kombëtare të thirrur ditën e nesërme nga Partia Demokratike.
Kjo protestë, e cilësuar nga demokratët si “madhështore” do të nisë në orën 18:00 dhe do të zhvillohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Qëllimi i këtij tubimi është rrëzimi i qeverisë së Edi Ramës. Ndërkohë ende nuk dihet nëse Berisha apo të tjerë do të mbajnë fjalë përpara qytetarëve apo se cili është organizimi.
Sipas kryedemokratit Sali Berisha kjo protestë do të jetë pa ndalim deri në realizim të qëllimit ndërsa nuk janë mohuar dhe skenarët e tjerë deri në arritjen e grevës së urisë.
Protesta është kombëtare çka pritet pjesëmarrja e qytetarëve dhe nga rrethet, por sesa do të jetë prezenca reale kjo mbetet për tu parë. Nëse i referohemi foltoreve që Berisha organizon prej 5 javësh poshtë zyrës së Ramës, mbështetja nga qytetarët ka qenë çdo javë në rënie.
Ndërkohë një tjetër problem i është shtuar PD-së. Demokratët kanë cilësuar ish-deputetin Ervin Salianji si të vetëpërjashtuar nga partia për shkak të organizimit të takimit me qytetarët në Elbasan, për të cilin akuzohet se e përkrahur Suel Çela, kreu i bandës së qytetit.
Po ndodh...
Po vjen Republika e Re që shpalli Basha, përpara 10 vitesh!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
