Apeli i GJKKO lë në fuqi 19 vite burg për 4 të pandehurit për tentativën e vr*sjes së Xhevdet Plakut

16 Prill 2025, 15:25 / AKTUALITET ALFA PRESS

Apeli i GJKKO lë në fuqi 19 vite burg për 4 të pandehurit

Apeli i Posaçëm ka miratuar vendimin e Shkallës së Parë për Dedan Gjonin, Algert Rapin, Rexhep Rapi dhe Dejvi Gjermëni.

Lë në fuqi dënimin me 5 vite burg për Rexhep Rapin, 4.8 vite burg për Algert Rapi, Dedan Gjoni dhe Dejvi Gjermeni.

Në total, SPAK ka kërkuar 29 vite e 6 muaj burg për 4 anëtarët, porositësin Rexhep Rapin i njohur dhe si Kep Arapi, nipin e tij Algert Rapin,  ish-shefin e krimeve në Policinë e Shtetit Dedan Gjoni dhe Dejvi Gjermenin.

Për Kep Arapin, SPAK kërkon dënimin e tij me 7.6 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar u kërkua dënimi me 5 vite heqje lirie. Për Algert Rapin kërkohet 7.4 vite burg, ndërsa me gjykim të shkurtuar u kërkua dënimi me 4.8 vite heqje lirie.

E njëjta kërkesë u lexua nga SPAK edhe për Dedan Gjonin, ish-shefin e krimeve në komisariatin nr. 6 dhe Dejvi Gjermenin për të cilët po ashtu u kërkua dënimi me 7.4 vite burg, ndërsa me gjykimtë shkurtuar kërkon 4.8 vite burg.

 

Po ndodh...

ide