Qofte me patate dhe lulelakër nga zonja Albana
5 Dhjetor 2025, 09:57 / RECETA ALFA

Përbërësit:
2 patate të mëdha
½ kokë lulelakër
1 vezë
1 filxhan bukë e grirë (peksimadhe)
Kripë dhe erëza sipas dëshirës (hudhër pluhur, piper i ëmbël, pluhur qepe, etj)
Djathë sipas shijes
Pak vaj ulliri
Përgatitja:
Ndajmë lulelakrën në lule, qërojmë dhe presim në feta patatet. I ziejmë me avull derisa të zbuten. Shtojmë erëzat dhe djathin, pastaj i bëjmë pure. I japim formë kroketash me dorë. Rreshtojmë kroketat mbi letër pjekjeje, i spërkasim lehtë me vaj dhe i pjekim për rreth 30 minuta në 180°C, duke i kthyer herë pas here derisa të marrin ngjyrë.
Receta nga Zonja Albana, emisioni "Rreze Dielli"
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

