Anije greke kapet me sasi të madhe kokaine nga Amerika Latine drejt Evropës

15 Dhjetor 2025, 08:25 / BOTA ALFA PRESS

Anije greke kapet me sasi të madhe kokaine nga Amerika Latine drejt

Një anije në pronësi greke, me bazë në Nea Michaniona, është zbuluar duke transportuar një sasi të madhe kokaine nga Amerika Latine drejt Evropës, në kuadër të një hetimi të gjerë ndërkombëtar për aktivitetet e një organizate kriminale.

Sipas informacioneve zyrtare, deri më tani janë arrestuar pesë persona, ndërsa pritet arrestimi edhe i pesë të tjerëve. Pesë nga të dyshuarit ndodheshin në bord të anijes, ndërsa pesë të tjerë u arrestuan në territorin grek, konkretisht në Katerini, Tebë dhe Athinë. Midis të arrestuarve është edhe një baron i njohur i kokainës, pronar i anijes dhe kreu i organizatës kriminale. Ai konsiderohet një emër i vjetër i njohur për autoritetet dhe u arrestua në zonën e Katerinit.

Anija është tërhequr prej dy ditësh nga Oqeani Atlantik me ndihmën e Marinës Franceze dhe po drejtohet drejt një porti të sigurt, ku do të kryhet numërimi zyrtar i sasisë së sekuestruar të kokainës. Pas përfundimit të të gjitha procedurave ligjore, personat e arrestuar pritet të transferohen në Greqi, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrjetit kriminal vijojnë.

Po ndodh...