Masakra në Australi, miliarderi dhuron 65 mijë dollarë për heroin e Bondi Beach

15 Dhjetor 2025, 10:10 / BOTA ALFA PRESS

Masakra në Australi, miliarderi dhuron 65 mijë dollarë për

Një miliarder amerikan i ka dhuruar 65,000 dollarë amerikanë, “heroit” i cili i rrëmbeu armën njërit prej autorëve të masakrës së ndodhur Bondi Beach.

Pamjet treguan pronarin 43-vjeçar të dyqanit të frutave duke vrapuar drejt personit të armatosur dhe duke i rrëmbyer armën. Më pas ai e drejton armën nga sulmuesi duke e detyruar atë të tërhiqet.

Një fushatë për mbledhje fondesh ka nisur online për Ahmed Al Ahmed, ku janë mbledhur gati 1 milion dollarë, sipas GoFundMe.

Dhurimi më i madh është nga William Ackman, CEO i Pershing Square Capital Management, i cili e ka lavdëruar “heroin e guximshëm” për shpëtimin e jetëve.

Prindërit e Ahmedit thanë më parë se ai u qëllua katër ose pesë herë në shpatull dhe është në spital.



Po ndodh...