Bashkëpunoi me Durim Bamin për kultivimin e drogës, Apeli mbyll në qeli ish-RENEA-n, Altin Morina

7 Maj 2025, 14:55 / AKTUALITET ALFA PRESS

Bashkëpunoi me Durim Bamin për kultivimin e drogës, Apeli mbyll

Gjykata e Apelit Posaçëm ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, duke lënë në burg Altin Morinën, i dyshuar për pjesëmarrje në kultivim droge në kuadër të grupit kriminal.

Prokurori Alfred Shehu relatoi para gjykatës 26 faqe përgjime që sipas SPAK-ut janë marrë nga aplikacioni “Sky Ecc”.

Me tëj prokurori Shehu tha se Altin Morina dhe Durim Bami kanë bashkpunuar edhe më nje përson të quajtur prej tyre si "Drejtori" qe ende vijon te jete i paidentifikuar.

Këto akuza kanë hasur kundërshtime nga mbrojtja e Morinës duke pretenduar se ish-efektivi i RENEA-s nuk ka lidhje me grupin kriminal.

Altin Morina prej kohësh ishte në kërkim nga SPAK pasi nga momenti i lëshimit të urdhrave të ndalimit ai nuk u gjet në banesë.

Kanë qenë oficeret e Komisariatit Nr. 2 që e pikasën ish-efektivin duke i vendosur prangat me 4 prill të këtij viti.

Për këtë dosje Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet e ndërsa dosja është në gjykatë për anëtarët e 7 grupeve kriminale. Këto personave vepronin në disa qytete si Lezha, Durrësi, Kruja, Tirana, Vlora dhe Burreli.

 Në total u lëshuan 50 urdhër arreste dhe pothuajse gjysma e tyre u ekzekutuan brenda dhe jashtë vendit ndërsa disa të tjerë ishin të arrestuar për akuza të tjera.

 

Po ndodh...