Dështon gara për drejtorin e ri të Gardës së Republikës, kandidati me më shumë pikë nuk kishte masterin

4 Shkurt 2026, 11:14 / AKTUALITET ALFA PRESS

Dështon gara për drejtorin e ri të Gardës së

Gara për drejtuesin e ri të Gardës së Republikës është mbyllur pa një emër fituesi, rreth dy muaj nga shpallja e procesit të konkurrimit dhe shprehja e interesit. Aryesja mbetet e paqartë dhe pritet që në ditët në vazhdim të ketë një shpallje të re.

"[...] ju informojmë se, pas përfundimit të të gjitha fazave të parashikuara të verifikimit dhe vlerësimit të kandidaturave, procedura nuk është finalizuar me shpalljen e një kandidature fituese", thuhet ndër të tjera në mesazhin që u ka mbërritur kandidatëve.

Denis Deliu, ish-deputet i PS dhe ish-komando i Forcave Speciale të Ushtrisë, ishte mes kandidatëve që kishin shprehur interes për këtë pozicion.

Gjithashtu, Faik Basha, ish-kandidat për deputet dhe ish-drejtor i Burgut të Peqinit garonte për këtë pozicion; Simon Zereci, i cili aktualisht është drejtues i komanduar, si dhe Vasil Çuni. Në garë ishin edhe oficerë që punojnë aktualisht në Gardë.

Megjithatë, për rrethana të paqarta, procesi është mbyllur pa një kandidati fitues.

Në vijim të procedurës së konkurrimit për përzgjedhjen e kandidatit për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Gardës së Republikës, të zhvilluar në zbatim të Udhëzimit të Ministrit të Brendshëm nr. 102, datë 05.06.2024, ju informojmë se, pas përfundimit të të gjitha fazave të parashikuara të verifikimit dhe vlerësimit të kandidaturave, procedura nuk është finalizuar me shpalljen e një kandidature fituese.

Procesi është zhvilluar në përputhje të plotë me kuadrin ligjor dhe nënligjor në fuqi, duke garantuar respektimin e parimeve të ligjshmërisë, transparencës, paanshmërisë, meritokracisë dhe mundësive të barabarta. Ju falënderojmë për pjesëmarrjen dhe interesin e treguar", thuhet në mesazhin e plotë që u ka mbërritur kandidatëve.

 

Po ndodh...