Vrasja e ish-policit Gentjan Bejtja, Gjykata jep dënimin për autorin e akuzuar, Ilir Beqaraj!

4 Shkurt 2026, 12:02 / AKTUALITET ALFA PRESS

Vrasja e ish-policit Gentjan Bejtja, Gjykata jep dënimin për autorin e

Gjykata ka dënuar me 24 vite burg Ilir Beqaraj, që ka ndihmuar vrasësit e Gentjan Bejtjas duke i larguar nga vendi i ngjarjes, pas atenatit.

Pas pretencës së Prokurorisë dhe konkluzioneve të palës mbrojtëse, u shpall vendimi i dënimit me 24 vite burgim për Ilir Beqaraj.

Kujtojmë se Ilir Beqaraj është arrestuar që në muajin Mars të vitit 2024, i cili u vu në pranga bashkë me Edison Haxhiun, pas analizimit të pamjeve filmike nga grupi hetimor.

Ai ishte zhvendosur në Tiranë, ku jetonte me qira në një vilë luksoze në Lundër, ku nga kontrolli i ushtruar i janë gjetur edhe dy pistoleta, njëra me leje dhe tjetra pa leje.

Zhvendosja në kompleksin luksoz, ku qëndrojnë disa nga eksponentët e krimit të organizuar në Shqipëri, kishte bërë që ai të punësonte Edison Haxhiun, me qëllim për të kryer disa punë të familjes, përfshirë dhe transportimin e fëmijëve të Beqaraj në shkollë.

Vrasësit e Gentjan Bejtjas kanë qenë me një automjet “Range Rover”, ku shofer dyshohet se ka qenë Ilir Beqaraj, dhe pas atentatit e dogjën në fshatin Hasan. Prej andej ata janë larguar me një automjet “Golf 7”, e cila përdorej nga Edison Haxhiu dhe Ilir Beqaraj.

 

Po ndodh...

ide