Dosja e AKSHI/ Ergys Agasi në lidhje dhe biznes me grupin kriminal "Çopja"

Hetimet e fundit kanë nxjerrë në dritë lidhje të mundshme kriminale mes Endri Merkaj dhe vëllait të tij Klajdi Merkaj me Arjan Ormenaj dhe Arben Lamçe, të njohur si pjesë e grupit kriminal “Copja”. Kontrolli i banesës së Ergys Agasit zbuloi dokumente kyçe që lidhen me pasuri të paluajtshme, duke përfshirë një kontratë të datës 07.03.2024, e legalizuar pranë zyrës noteriale të Fatmir Koseni, ku përfshihen emrat Drita Hoxha, Mira Hoxha, Irfan Hoxha, Nikolin Jaka, dhe shoqëria “Elba Beton”, përfaqësuar nga Arjan Ormenaj.
Sipas deklarimeve të shtetasit Gerond Meçe, dy nga personat që e kishin rrëmbyer kishin dialekt nga Elbasani, dhe njëri madje i kishte thënë se, po ta shihte në qytetin e tij, do ta përshëndeste.
Autoritetet vijojnë hetimet për të sqaruar lidhjet e mundshme kriminale dhe ndikimin e këtyre kontratave në aktivitetin e grupit, ndërsa dokumentet e gjetura shihen si prova kyçe në hetimin që po zhvillohet./Alfapress.al

Po ndodh...
Po vjen Republika e Re që shpalli Basha, përpara 10 vitesh!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
