Sali Berisha me shpresë për të rrëzuar Ramën, thirrja e fundit për qytetarët: T’i tregojmë botës që nuk ndalemi

22 Dhjetor 2025, 16:10 / POLITIKË ALFA PRESS

Sali Berisha me shpresë për të rrëzuar Ramën, thirrja e

Dy orë përpara nisjes së protestës kombëtare, ish-kryeministri dhe njëherësh kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shfrytëzuar orët e fundit për t’u bërë thirrje qytetarëve shqiptarë dhe partive të vogla opozitare që t’i bashkohen protestës së sotme.

Berisha ka theksuar nevojën e bashkimit të të gjitha forcave opozitare, pavarësisht dallimeve mes tyre, për të dhënë një mesazh të fortë si për shqiptarët ashtu edhe për opinionin ndërkombëtar. Sipas tij, protesta synon të dëshmojë se nuk ka asnjë forcë që mund ta ndalojë përballjen me atë që ai e cilëson si regjimin më të keq në historinë e vendit.

“Ftoj të gjitha forcat politike opozitare, të gjithë ata që ndihen opozitarë, pavarësisht nga dallimet që kemi të bashkohemi sot që ti vërtetojmë shqiptarëve dhe botës që nuk ka forcë që të nda ndalojë dhe të na pengojë ta përmbysim regjimin më të keq që shqiptarët kanë njohur në histori. Unë kam besimin që Tirana Po zien, Shqipëria po zien, deh protesta do të shënojë kthesën ndaj fitores”, tha Berisha, duke shprehur kështu bindjen se Tirana dhe e gjithë Shqipërinë do t’i bashkohen sot dhe se protesta e sotme pritet të shënojë një kthesë të rëndësishme drejt fitores së opozitës.

Po ndodh...

ide