Dy të paraburgosur dhunojnë efektivin e Policisë në Burgun e Reçit, ja si paraqitet gjendja e tij

Një incident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në burgun e Reçit, ku një punonjës i Policisë së Burgjeve, është dhunuar nga dy të paraburgosur.
ZERO TOLERANCË NDAJ DHUNËS NË SISTEMIN PENITENCIAR
Në IEVP Reç, dy të paraburgosur, A.Gj dhe F.D, kanë ushtruar dhunë ndaj një punonjësi të Policisë së Burgjeve, kanë kundërshtuar me forcë autoritetin dhe kanë dëmtuar pronën duke shkatërruar pajisje në ambientet e institucionit.
Reagimi ka qenë i menjëhershëm. Strukturat më të larta të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kanë qenë në vendngjarje dhe kanë ndjekur nga afër menaxhimin e situatës. Forcat e sigurisë kanë ndërhyrë me vendosmëri dhe kanë neutralizuar çdo rrezik.
Punonjësi i dëmtuar ka marrë ndihmën mjekësore dhe është jashtë rrezikut.
MASAT E MENJËHERSHME NDAJ DY TË PARABURGOSURVE:
Regjim i veçantë – izolim për 3 muaj;
Procedim penal për 3 vepra penale, në bashkëpunim të ngushtë me Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm te Burgjeve;
Transferim në institucion të sigurisë së lartë.
Çdo akt dhune ndaj punonjësve të Policisë së Burgjeve është i papranueshëm dhe do të ndëshkohet me forcën maksimale të ligjit.
Institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale mbeten të angazhuara për garantimin e rendit, sigurisë dhe mbrojtjen e jetës e integritetit të stafit.
Autoriteti i ligjit nuk negociohet
Lajmi në përditësim…
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128