Emri/ Aksident tragjik në autostradën Vlorë-Fier, humb jetën në vendngjarje një 23-vjeçar

7 Prill 2026, 08:42 / AKTUALITET ALFA PRESS

Emri/ Aksident tragjik në autostradën Vlorë-Fier, humb jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë natës në autostradën Vlorë-Fier, pranë fshatit Novoselë.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se ka ndërruar jetë në vendngjarje Albi Hoxha 23 vjeç.

I riu duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierat anësore të rrugës. Ai është gjetur pa jetë 30 metra larg nga pika e aksidentit.

Rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta, ndërsa po kërkohet informacion dhe po kontrollohet nëse i riu ka qenë i shoqëruar me të tjerë persona në makinë.

Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Po ndodh...

ide