Mashurka me salcë të kuqe

31 Mars 2026, 11:05 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Mashurka me salcë të kuqe

Përbërësit:

1 kg mashurka
1 qepë e grirë
3 lgj vaj ulliri
1–2 domate ose 1 lugë salcë domate
2 filxhanë të vegjël ujë / lëng mashurkash
Kripë, piper
Kopër ose majdanoz

Përgatitja:

Pastrojmë mashurkat dhe i ziejmë për 8–10 minuta me pak ujë dhe kripë. Në tigan skuqim qepën me vaj. Shtojmë domaten ose salcën dhe vijojmë me kaurdisjen 2–3 minuta. Shtojmë pak ujë, kripë, piper. Hedhim salcën mbi mashurkat. Vendosim kapakun dhe i lëmë derisa të zbuten plotësisht. Në fund shtojmë kopër ose majdanoz.

Receta nga Zonja Albana

Po ndodh...

ide