Rama dhe Berisha si vëllezër siamez, ish-ministri socialist u nxjerr “sekretin”: Ndryshuan Kushtetutën

31 Mars 2026, 22:18 / POLITIKË ALFA PRESS

Rama dhe Berisha si vëllezër siamez, ish-ministri socialist u nxjerr

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka dhënë një intervistë për News 24 ku ka bërë kritika të forta ndaj mënyrës se si është transformuar Partia Socialiste pas vitit 2005, kur Edi Rama mori drejtimin. Ai tha se PS ndryshoi 100% mënyrën e organizimit dhe drejtimit, duke e kthyer, sipas tij në një strukturë të ngjashme me repart ushtarak. Malaj tregoi se debatin e parë me Ramën e kishte pikërisht për këtë çështje, duke kundërshtuar përdorimin e pajisjeve të përgjimit dhe lidhjen e Ramës me shërbimet sekrete.

 “PS ndryshe nga PD ka një ndarje në mandate në udhëheqës të ndryshe, PD lindi dhe larg qoftë do vdesë politikisht duke pasur po një kryetar partie. Ndërsa PS, pas 2005 që kur erdhi Rama ndryshoi 100 % mënyrën se si do organizonte dhe drejtonte PS. Debati im parë me të ishte se PS nuk mund të jetë repart ushtarak. Sepse Rama sapo erdhi në pushtet filloi të përdorë këto pajisjet e përgjimit, nuk e di pse është i dashuruar kaq shumë me shërbime sekrete. Ne kemi pasur debat dhe ka qenë jo i lehtë. Rotacioni ndodh, por jo si në Shqipëri që të kesh mandatin e parë, të kesh më shumë pikë në mandatin e dytë dhe më shumë vota në mandatin e 3 dhe të vetë-shpallesh mbret kryeministror në mandatin e 4. Pra ideja ime ishte që PS duhet modernizuar përpara se të vinte në pushtet. Ndërsa Rama ishte i idesë se duhej të vinte në pushtet më pas të modernizohej”, tha ai.

Ai akuzoi Ramën se ka bërë “krushqi” politike me Sali Berishën për të ndryshuar Kushtetutën, dhe solli shembuj të rasteve kur Rama ka kërcënuar bashkëpunëtorë të tij brenda PS. Malaj e cilësoi përgjimin si një “sëmundje të rëndë për demokracinë” dhe përmendi edhe skandalin McGonigal, duke thënë se Rama kishte marrë ish-shefin e shërbimeve sekrete të Rumanisë pa arsye të qarta.

“Rama bëri krushqi me vëllain e tij siamez Berishën dhe ndryshuan Kushtetutën. Ajo mbledhje kërcënuese që bëri Rama që i tha Damianit e di ku i con ato që xhiron këtu, që i tha edhe Spiropalit se si flet ti keq për qeverisjen tonë. Edi i tha ish-ministrit të Brendshëm që më shan nëpër komisariate do të thotë që Rama është prekur keq nga një sëmundjen shumë e rëndë për demokracinë që është përgjimi. Rama mori nga Rumania, ish-shefin e shërbimeve sekrete të Rumanisë nuk e di për cfarë i duhej. Skandali që ka bërë me Mcgonigal.”- tha Malaj.

Po ndodh...

ide