Rekord historik në aeroportin e Kansait: Asnjë valixhe e humbur për 32 vite në Japoni

Aeroporti Ndërkombëtar i Kansait, në Japoni ka vendosur një rekord të rrallë në industrinë e aviacionit – për më shumë se 30 vite funksionimi, nuk ka humbur asnjë bagazh të vetëm, edhe pse transporton rreth 10 milionë valixhe çdo vit, sipas “Forbes”.
I hapur në vitin 1994, aeroporti ka ndërtuar një sistem të menaxhimit të bagazheve që fokusohet te kontrolli rigoroz i çdo hapi të procesit.
Punonjësit numërojnë bagazhet disa herë për çdo fluturim dhe, nëse konstatohet mospërputhje, ndalojnë menjëherë procesin për të verifikuar zonat e ngarkimit dhe hapësirat e avionit.
Ky mekanizëm i vazhdueshëm kontrolli ka bërë të mundur që gabimet të identifikohen dhe të korrigjohen përpara se të ndikojnë tek pasagjerët.
Sipas ekspertëve, suksesi i aeroportit nuk qëndron në reagimin ndaj problemeve, por në ndërtimin e një sistemi që i parandalon ato që në fillim.
Në një industri ku humbja e bagazheve është një nga shqetësimet më të zakonshme për udhëtarët, rasti i Kansait konsiderohet një shembull global i efikasitetit dhe besueshmërisë në menaxhimin e operacioneve aeroportuale.
Po ndodh...
ide
Rama-Berisha, nga burra shteti në Kameleon!
PD-ja, si Firmë Piramidale!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128