Ksamil/ Forca të shumta policie në një operacion “Top Sekret”! FNSH ‘kreh’ zonën, pika kontrolli në hyrje-dalje

29 Prill 2025, 19:19 / AKTUALITET ALFA PRESS

Ksamil/ Forca të shumta policie në një operacion “Top 

Dhjetëra forca policore kanë mësyrë në qytezën e Ksamilit që nga mbrëmja e të hënës. Bëhet fjalë për një operacion “Top-Sekret” që po zhvillohet nga forcat operacionale, ato të FNSH në bashkëpunim me policinë e Sarandës.

Mësohet se policia është vënë në ndjekje të disa personave me rrezikshmëri të lartë, të cilët ende nuk janë lokalizuar. Dy furgonë me efektivë të FNSH po krehin zonën nga Ksamili deri në Butrint, ndërkohë që janë ngritur edhe pika kontrolli në hyrje-daljet e qytezës.

Agjentë ndërkohë prej paradites së sotme po këqyrin kamerat e sigurisë në disa biznese për të lokalizuar të dyshuarit. Burime konfidenciale bëjnë me dije se dyshohet të ketë pasur edhe përplasje mes autorëve të dyshuar dhe policisë dhe për  këtë shkak është dashur ardhja e forcave shtesë.

Hyrje-daljet po kontrollohen nga efektivë të forcave “Shqiponja” ndërkohë që operacioni pritet të shtrihet deri në kufirin shqiptaro-grek në Bashkinë Konispol.

 

Po ndodh...