Makina del nga rruga në aksin Roskovec – Ura Vajgurore, përfundon në kanal

6 Maj 2025, 10:06 / AKTUALITET ALFA PRESS

Makina del nga rruga në aksin Roskovec – Ura Vajgurore,

Një automjet  i marrë me qera nga disa shtetas të huaj  ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanalin anësor të saj mëngjesin e sotëm.

Mësohet se nga të pesë personat  që ndodheshin në të, të cilët dyshohet se mund të jenë shtetas indianë ose pakistanezë, vetëm njëri prej tyre ka marrẽ lëndime më të rënda.

Ata janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Fier ndërkohë që në vendngjarje ndodhen shërbimet policore për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë lagështira në rrugë.

Po ndodh...