"Po mbyllin 1 mijë puse nafte"/ Poli Hoxha: Qeveria po shkakton shkatërrimin e pakthyeshëm të pasurisë kombëtare, në Patos-Marinzë

16 Dhjetor 2025, 22:18 / AKTUALITET ALFA PRESS

"Po mbyllin 1 mijë puse nafte"/ Poli Hoxha: Qeveria po shkakton

Gazetari Poli Hoxha ka denoncuar një krim të rëndë që po ndodh në fushat naftëmbajtëse të Shqipërisë të administruara nga Bankers.

Ai tha se, për shkak të përplasjeve mes shtetit dhe Bankers, si dhe bllokimit të llogarive, po rrezikohet të mbyllen 1 mijë puse, çka do të thotë një humbje shumë e madhe për Shqipërinë dhe për ekonominë.

Hoxha: Sot po ndodh një krim kombëtar me Bankersin. SPAK po e heton. Bankers aktualisht është në këtë situatë, dje i ka dërguar letër kryeministrit dhe më pas ne mediave dhe thotë që doganat i kanë bllokuar të gjitha llogaritë. Çfarë po ndodh atje? Këta i thonë qeverisë se ne do të shfrytëzojmë nenin 5, që të shpallin falimentin dhe të ikin.

Borakaj: Duhet ta kishin shpallur?

Hoxha: Jo, ata thonë fuqi madhore, që do të thotë luftë, tërmet. Çfarë do të thotë kjo? Që qeveria është tërmeti, na ka bllokuar lekët.

Borakaj: Po çfarë gjyqi, se qeveria ka fituar tre gjyqe?

Hoxha: Këta kanë filluar mbylljen. Më tregoi një inxhinier se këta po mbyllin 1 mijë puse, që po u mbyllën nuk kthehen më. Këto janë të shtetit, janë tonat. Është një dëm i tmerrshëm, dhe pse? Nga papërgjegjshmëria. Pra, do t’i përzësh, përziji dhe e merr shteti, si në të gjithë botën. E di pse po e bën? Vetëm për t’i bërë presion SPAK-ut. Unë kam qejf që t’u shtohet inati, meqë përmendi mandatet, t’i marrë ato mandatet, t’i shkrijnë siç e kanë krijuar. Por, mesa pashë unë sot, me çfarë kam parë unë, që vjen posti i lartë politik i DASH-it në SPAK, vjen ministri i lartë gjerman shkon në SPAK, tregon se SPAK është mjet gjeostrategjik për Perëndimin.

 

Po ndodh...