Protesta e fermerëve grekë, bllokohet sërish për disa orë aksi Kakavijë – Janinë

16 Dhjetor 2025, 10:29 / AKTUALITET ALFA PRESS

Protesta e fermerëve grekë, bllokohet sërish për disa

Aksi rrugor Kakavijë-Janinë do të bllokohet sërish mbrëmjen e kësaj të marteje për shkak të protestës së fermerëve në Greqi.

Autoritetet bëjnë me dije se aksi do të bllokohet në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, nga ora 19:00 deri në 22:00 me orën greke.

Bëhet me dije se do të lejohet vetëm qarkullimi i automjeteve për emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 19:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.

Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.

 

Po ndodh...