Rekrutimi i vajzave nga Kolumbia për prostitucion, Europol jep detaje mbi operacionin: 7 persona u arrestuan në Shqipëri! Si u zbulua rrjeti kriminal

Europol ka dhënë detaje në lidhje me një rrjet kriminal në fushën e trafikimit të qenieve njerëzore, ku vajza nga Amerika Latine, kryesisht nga Kolumbia rekrutohesh për prostitucion.
Europol sqaron se më 1 tetor 2025, u zhvilluan bastisje të njëkohshme në Shqipëri dhe Kolumbi, gjatë të cilave u kryen: 16 kontrolle në banesa (7 në Shqipëri dhe 9 në Kolumbi); 17 arrestime (7 në Shqipëri dhe 10 në Kolumbi); Identifikim i 54 viktimave nga Amerika e Jugut (44 në Shqipëri, 5 në Kroaci dhe 5 në Kolumbi);
Rrjeti kriminal, i përbërë kryesisht nga shtetas kolumbianë, rekrutonte dhe transportonte gra të pambrojtura nga Kolumbia drejt vendeve të Europës, ku ato u detyruan të shfrytëzoheshin seksualisht në Shqipëri, Kroaci dhe vende të tjera.
Hetimet zbuluan një strukturë shumë të organizuar, me role të ndara në rekrutimin, transportin dhe shfrytëzimin e viktimave. Shërbimet seksuale reklamoheshin në faqet online, ndërsa pagesat dhe negociatat kryheshin nga operatorë të call center-ave, duke privuar viktimat nga kontrolli mbi jetën e tyre.
Gjysma e fitimeve të paligjshme përpunohej përmes metodave të sofistikuara të pastrimit të parave nga organizatori kryesor.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



