Incidenti me portierin Audero, vjen dënimi i rëndë për tifozët e Interit

4 Shkurt 2026, 00:02 / SPORT ALFA PRESS

Incidenti me portierin Audero, vjen dënimi i rëndë për

Qeveria italiane ka marrë masa të ashpra ndaj tifozëve të Interit pas incidentit të ndodhur gjatë ndeshjes së fundjavës në transfertë ndaj Cremonese.

Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Piantedosi, ka firmosur një vendim që parashikon ndalimin e transfertave për tifozët e Interit deri më 23 mars 2026, si dhe ndalimin e shitjes së biletave për banorët e Lombardisë për të njëjtat takime.

Ky vendim vjen pas hedhjes së një fishekzjarri në stadium, e cila goditi portierin e Cremonese, Emil Audero, duke shkaktuar alarm dhe reagime të forta.

Sipas njoftimit të Viminales, masa është marrë për arsye sigurie: “Vendimi synon të garantojë mbrojtjen e rendit dhe sigurisë publike dhe të parandalojë përsëritjen e episodeve që mund të komprometojnë zhvillimin e rregullt të manifestimeve sportive”.

Megjithatë, nga këto masa përjashtohet derbi Milan–Inter i 8 marsit, pasi autoritetet kanë vlerësuar se në atë takim nuk do të ketë lëvizje tifozërish, duke qenë se ndeshja zhvillohet në të njëjtin qytet.

Po ndodh...