Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

22 Shkurt 2026, 18:51 / AKTUALITET ALFA PRESS

Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe

Një rrëshqitje dheu është regjistruar këtë të diel në fshatin Algjinaj, Njësia Administrative Shezë, në bashkinë Peqin, duke shkaktuar çarje në tokë dhe probleme në qarkullim.

Sipas banorëve të zonës, janë krijuar çarje të dukshme në një segment të fshatit, ndërsa një pjesë e rrugës rurale është dëmtuar dhe aktualisht është e vështirë për t’u kaluar me automjete. Rruga shërben për lëvizjen e përditshme të banorëve drejt zonave të tjera, ndaj situata ka sjellë vështirësi në qarkullim.

Çarje të tokës janë konstatuar edhe pranë tre banesave, çka ka ngritur shqetësime për sigurinë e tyre. Deri tani nuk raportohet për dëme në njerëz, ndërsa pritet vlerësimi i strukturave përkatëse për të përcaktuar shkallën e rrezikut dhe masat që duhen marrë.

Banorët kërkojnë ndërhyrje nga autoritetet për stabilizimin e terrenit dhe rikthimin e aksesit të plotë në rrugën e fshatit.

 

Po ndodh...