Sherr mes dy grupeve të të rinjve në Vlorë, ndërhyn Policia, disa të shoqëruar!

24 Shkurt 2026, 14:24 / AKTUALITET ALFA PRESS

Sherr mes dy grupeve të të rinjve në Vlorë, ndërhyn

Një konflikt ka ndodhur në hyrje të qytetit mes disa të rinjve në Vlorë ditën e sotme (24 shkurt), duke shkaktuar tension në zonë.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje ka ndërhyrë fillimisht një efektiv i Krimeve të Rënda, i cili ka qenë pranë vendngjarjes, për të ndalur përshkallëzimin e situatës dhe për të vënë nën kontroll të rinjtë që po konfliktoheshin.

Më pas, në mbështetje kanë mbërritur edhe forcat “Shqiponja” si dhe patrullat e Rendit, të cilat kanë shoqëruar personat e përfshirë në konflikt për veprime të mëtejshme procedurale.

Konflikti rrezikoi të agravonte edhe më tej, por ndërhyrja e shpejtë e policisë bëri të mundur stabilizimin e situatës dhe shoqërimin e tyre me furgonë.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe motiveve që çuan në përplasjen mes të rinjve.

Sherr mes dy grupeve të të rinjve në Vlorë, ndërhyn

Sherr mes dy grupeve të të rinjve në Vlorë, ndërhyn

Sherr mes dy grupeve të të rinjve në Vlorë, ndërhyn

Po ndodh...