Shkrumbimi i pallatit në Tiranë, vendosen sot masat për inxhinierin, kontraktorin dhe administratorin e pallatit

Sot në orën 11:00 pritet të jepen masat për personat e përfshirë në ngjarjen e zjarrit në kompleksin “Arlis” në Tiranë, ku një pallat pranë QSUT-së u përfshi nga flakët duke shkaktuar shkrumbimin e plotë të tij.
Para gjykatës do të dalin disa prej personave që lidhen me ndërtimin dhe administrimin e godinës.
Mes tyre janë inxhinieri i kompanisë, Enver Ademi, kontraktori që ka realizuar fasadën, Altin Furtuna, menaxherja e një marketi në pallat, Razie Sula, si dhe administratori i objektit, Agron Cara.
Ngjarja ka ngritur pikëpyetje mbi shkaqet e zjarrit dhe përgjegjësitë për dëmet e shkaktuara. Hetimet janë në vijim për të sqaruar rolin e secilit prej të përfshirëve.
Seanca pritet të përcaktojë nëse ndaj tyre do të vendosen masa sigurie, ndërsa banorët e pallatit vijojnë të përballen me pasojat e zjarrit.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
Peshorja amerikane!
Leksioni hungarez dhe 4 mesazhe për estabilishmentin politik në Shqipëri
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
