Trafikuan 7.5 ton kokainë/ 3 të arrestuarit e grupit “Pepa” dalin sot para GJKKO-së

Tre persona të arrestuar si pjesë e grupit kriminal “Pepa” kanë dalë para Gjykatës së Posaçme, për trafikimin e rreth 7.5 ton kokainë.
Seanca po zhvillohet nën drejtimin e gjyqtares Alma Kodraliu, e cila më herët ka firmosur masat e sigurisë në dhomë këshillimi për të dyshuarit.
Paralelisht me arrestimet, Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka ndërmarrë sekuestrimin e pasurive që lidhen me Jetmir Pepën, i shpallur në kërkim si drejtues i grupit.
Bëhet fjalë për miliona euro pasuri, përfshirë kompaninë “Pepa Group”, një HEC, hotele, apartamente dhe sipërfaqe toke.
Grupi u godit në një operacion të zhvilluar të mërkurën, ku në total u firmosën 11 urdhër-arreste.
Deri tani nuk ka një reagim zyrtar nga SPAK për detaje të mëtejshme, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht aktivitetin e grupit dhe lidhjet e tij.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
Peshorja amerikane!
Leksioni hungarez dhe 4 mesazhe për estabilishmentin politik në Shqipëri
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128