Vdekja e Fadil Tuzit në Tiranë/ Motra kërkon zbardhjen e ngjarjes, ngre dyshime për vrasje

Në shtator 2025, në hyrje të një pallati të braktisur në zonën e Alliasit, në Tiranë u gjet i shtrirë përtokë Fadil Tuzi, 39 vjeç nga Shkodra, me dëmtime në pjesën e pasme të kokës. Ai qëndroi mbi 20 ditë në Spitalin e Traumës dhe më pas ndërroi jetë.
Motra e tij, Esmeralda Koçi kërkon zbardhjen e plotë të ngjarjes, duke dyshuar se vëllai është vrarë. Sipas saj, një person me të cilin viktima shoqërohej dhe një lidhje paralele e të dashurës së tij, mund të jenë shkak i ngjarjes.
“Vëllai ishte 39 vjeç, punonte ku t’i dilte, herë me punë dhe herë pa punë, si të gjithë. Është gjetur përtokë, nuk e di se kush i ka rënë. Vëllai kishte diku te tre vjet që jetonte këtu, kurse në Tiranë ka vëllai mbi 20 e ca vjet që jeton. Nuk më ka shprehur asnjë lloj gjëje dhe asnjë lloj shqetësimi. Unë dyshoj 100% që është një vrasje. Vëllai ka pasur një lidhje me një vajzë më herët. Mendoj se autori i vrasjes dhe vajza janë të lidhur”, thotë motra e viktimës.
Një dëshmitare deklaron, se e gjeti viktimën rreth orës 08:15 të gjakosur dhe se e kishte parë pak ditë më parë në shoqërinë e një gruaje.
“E pashë para dy ditëve, e pashë edhe një ditë tjetër, më përshëndeti. Unë punoj me turne te Spitali në QSUT, por vija nga turni i tretë dhe kur vij këtu shikoj një njeri të shtrirë te shkalla. Mu duk pak me gjak, por nuk e vura shumë re, mendova se po flinte. Ai pinte, disa herë e kam parë që vinte i shoqëruar me vajzë. Atë ditë që më foli mua ‘si je’, ishte me një grua. Këtu janë shpërthyer dyert, kush nuk hyn e kush nuk del, palë-palë. Vinë këtu persona të ndryshëm, ata që konsumojnë lëndë narkotike”, thotë për mikrofonin e “Stop” dëshmitarja.
Esmeralda Koçi shton se vëllai natën e ngjarjes është parë duke konsumuar një kafe në lokal te “Rruga e Dibrës”, e më pas ka iku në një tjetër lokal, i cili sot çuditërisht ka ulur qepenat. Ajo dyshon se personat që e kishin këtë lokal janë autorë, ndërkohë që vajza për të cilët flitej se shoqërohej viktima ka qenë kamariere. Më tej ajo pretendon se ekzistojnë pamje video, ku shfaqen personat e dyshuar, ndërsa policia konfirmon mungesën e kamerave funksionale në zonë.
“Po s’ka kamera aty, se kemi bërë procedurë për atë pjesë. Një, që është në kat të pestë, nuk funksion, se ai i zoti i shtëpisë, e kishte shitur shtëpinë dhe e kishte marrë me gjithë DVR. Nuk ka në rrugicë, se ne kemi pasur ngjarje plot aty dhe nuk i vënë, se i kemi bezdisur me kamera aty dhe i kanë hequr fare ato. Asnjë gjë deri tani”, thotë OPGJ.
Për shkak të sekretit hetimor, Prokuroria e Tiranës jep pak detaje, por konfirmon se çështja po hetohet për vrasje me dashje, ndërsa familja kërkon hetim të plotë të të gjithë personave që kanë pasur kontaktet e fundit me viktimën.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
