Zjarr i madh te Rana e Hedhun, flakët pranë hoteleve të zonës

29 Maj 2026, 15:34 / AKTUALITET ALFA PRESS
Zjarr i madh te Rana e Hedhun, flakët pranë hoteleve të

Një vatër zjarri është regjistruar në zonën e Ranës së Hedhun, ku flakët janë përhapur me ritme të shpejta drejt sipërfaqes me pisha. Terreni i mbuluar me bimësi të dendur ka favorizuar avancimin e zjarrit, duke e bërë më të vështirë ndërhyrjen e zjarrfikëses.

Në vendngjarje kanë mbërritur disa mjete dhe forca zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Sipas raportimeve, zjarri ndodhet pranë disa strukturave akomoduese, mes tyre edhe hotele të zonës, ndërsa autoritetet po përpiqen të parandalojnë përhapjen e mëtejshme dhe rrezikimin e objekteve përreth.

Po ndodh...

ide